Ilir Meta: Prokuroria dhe gjyqësori të vendosin pikat mbi ‘i’ për çështjen e skandalit të vjedhjes në BSH

Postuar në 06 Shtator, 2014 04:30

Meta komentoi të shtunën paradite arrestimin e guvernatorit të Bankës, Ardian Fullanit. Ai tha se qëndrimi i tij mbetej i pandryshuar lidhur me skandalin e vjedhjes në Bankën e Shqipërisë. Meta u shpreh për mbështetje prokurorisë dhe gjyqësorit për t’i shkuar deri në fund skandalit të vjedhjes. Ai tha se “reforma në drejtësi do të ecë përpara dhe bashkëpunimi me të gjitha institucionet është i domosdoshëm dhe duhet të jetë reciprok.” Meta u shpreh gjithashtu se prokuroria dhe gjyqësori duhet të vendosin të gjitha pikat mbi ‘i’ për çështjen e skandalit të vjedhjes në BSH. Në deklarimin e ti Ilir Meta shtoi se ne do të respektojmë vendimet e drejtësisë arrestimi dhe se shumica do të respektojë kushtetutën dhe ligjet. “Ne do të punojmë për të konsoliduar pavarësinë e BSH, për të rritur integritetin dhe besueshmërinë e saj”, tha kryetari i Kuvendit në prononcimin e tij. Deklatara e Ilir Metës u bë gjatë një deklarate për mediat me rastin e 10 vjetorit të themelimit të LSI,

L.V

Comments

Submitted by Diferenca eshte... (not verified) on

Ku vajti e rastisi arrestimi i Fullanit me 10 vjetorin e LSI-se, ta marre dreqi!

Tak Braho, Shefi i Kuadrit te Aleances, pothuaj se e tha: Lista e arrestimeve te Prokurorise nuk perkon me listen e Arrestimeve

te Majorances!

Dmth, domethene cfare?!

Qe Maxhoranca nuk e dinte arrestimin e Fullhanit?

Qe Fullhanet, si familje, nuk e dine se Meta eshte Maxhorance?

Apo qe ne Tirane, parate e shqiptareve jane minoritet?!

Kur padashur, kot se koti, mendja shtron keto e pyetje te tjera,

te vjen keq per Ardian Fullanin dhe te birin qe mbase nuk e di akoma se cfare ka

ndodhur me babane e tij, jo sot, qe ndodhet ne Drejtorine e Policise ne Tirane,

por qysh ne momentin qe pranoi te behej Drejtor i Parave Zyrtare te Shqiptareve!

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.