Arkiv-Lajme
Petrit Fusha: Prokuroria do çojë prapa hekurave të gjithë personat e përfshirë në vjedhje
Prokuroria e Tiranës flet për herë të parë në lidhje me skandalin e vjedhjes së 713 milionë lekëve nga Thesari i Shtetit. Drejtori i Prokurorisë së Tiranës Petrit Fusha, në një prononcim për mediat ka deklaruar se ngjarja po hetohet me intensitet, për të nxjerrë para drejtësisë të gjithë personat e përgjegjës. “Po hetohet me intensitet në të gjitha drejtimet, po shikohet me objektivitet të plotë për personat e përfshirë, gjithkush i përfshirë në këtë skandal do dalë para drejtësie.
Ermelinda Meksi në Prokurori për të dëshmuar mbi vjedhjen e 713 milionë lekëve nga Thesari i Shtetit
Që në orën 08:30 të mëngjesit të sotëm, Ermelinda Meksi në cilësinë e anëtares së Këshillit Mbikëqyrës të BSH, dhe të personit që kanë dijeni, ka hyrë në ambientet e Prokurorisë së Tiranës për tu pyetur në lidhje me skandalin e vjedhjes së 713 milionë lekëve nga Thesari i Shtetit. Po sot në Prokurori është thirrur edhe anëtarja tjetër e Këshillit Mbikëqyrës Ela Golemi. Ndërsa ditën e hënë do i nënshtrohen pyetjeve të organit të akuzës anëtarët Petraq Milo, Ardian Civici, Dhori Kule, Elisabeta Gjoni.
Al Kaeda shpall krijimin e një fronti të ri në Azinë Jugore
Duke iu referuar agjensisë prestigjioze AFP, Agjencia Telegrafike Shqiptare bën të ditur se India është vendosur në gjendje alarmi pasi Al Kaeda shpalli krijimin e një degëzimi të ri të lëvizjes islamike radikale në nënkontinentin indian për të rifituar influencë. Në një moment kur organizata rivale Shteti Islamik (SHI) progreson në Siri dhe Irak, shefi i Al Kaedës, Ayman al Zawahiri, njoftoi në një video të shpërndarë në internet se kërkon të rikrijojë kalifatin e Birmanisë, në Bangladesh dhe në disa pjesë të Indisë, ku jeton një popullsi e konsiderueshme myslimane dhe e moderuar.
Agolli: Isha Kryetar i Lidhjes por m’u ndalua botimi. Si ia hodhi Kadareja me “Pashallarët e Kuq” dhe ndërhyrja e Mehmet Shehut
Në vazhdim të intervistës së tij për gazetën “Panorama”, shkrimtari i njohur Dritëro Agolli flet për marrëdhëniet e tij më udhëheqësit e lartë të regjimit komunist dhe problemet e tjera në lidhje me krijimtarinë letrare. “Pata përplasje me Mehmet Shehun kur diskutohej që Lasgush Poradecit ti jepej “profesion i lirë”. Ai ishte rreth 90 vjeç dhe ne i jepnim leje krijuese. Por unë propozova që ti akordohej një rrogë e veçantë. Ky propozim bëri që të interpretohej se unë nuk doja ta vlerësoja Lasgushin. Ma kanë ngritur në Kryesinë e Lidhjes herë pas here këtë çështje”.
Saimir Tahiri: Shqipëria vend i sigurtë, krimet ndaj personit janë ulur, po goditen grupet kriminale
Ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, foli të enjten publikisht për çështjet më të diskutuara të sigurisë dhe rendit në Shqipërisë. Gjatë emisionit "Debati" në "Channel One", të gazetarit Roland Qafoku, Tahiri e cilësoi Shqipërinë një vend më të sigurt pas një viti qeverisjeje të PS-së. “Është absolutisht një vend më i sigurt. Shifrat flasin vetë, krimet kundër personit janë ulur. Goditjet kundër grupeve kriminale janë rritur. Lufta dhe rezultatet kundër drogës janë rritur në mënyrë spektakolare dhe besimi i qytetarëve te Policia e Shtetit është rritur”, tha Tahiri gjatë emisionit.
Kryeministri Rama pas takimit me Kryeministrin grek, Samaras, në Uells: Dinamikë të re bashkëpunimit dypalësh me Greqinë
Zyra e shtypit e kryeministrisë bëri të ditur se Kryeministri Edi Rama u takua në Uells, me Kryeministrin e Greqisë, Antonis Samaras. Kryeministri Edi Rama theksoi vullnetin e Qeverisë shqiptare për t’i dhënë një dinamikë të re bashkëpunimit dypalësh me Greqinë. Gjithçka në frymën e partneritetit e të fqinjësisë së mirë, si dhe në kuadër të bashkëpunimeve dhe nismave rajonale, në përputhje me realitetin e ri të rajonit. Në takim u ndanë pikëpamjet respektive për çështje që lidhen me marrëdhëniet mes dy vendeve, duke nënvizuar gatishmërinë për t’i zhvilluar ato më tej.
Vizita e Papa Françeskut në Shqipëri. Vatikani: Nuk ekzistojnë elemente rreziku
Kardinali Pietro Parolin, ka bërë një deklaratë para vizitës së së Atit të Shenjtë në Shqipëri. Duke iu referuar agjenisë italiane ANSA në deklaratën e sekretarit të Shtetit i Vatikanit kardinali Pietro Parolin thuhet: “Nuk jemi të shqetësuar për vizitën e papa Françeskut në Tiranë, gjithçka do të zhvillohet normalisht, pasi nuk na rezultojnë elementë rrezikshmërie”. Më tej ai ka theksuar: “Nuk ekzistojnë elemente rreziku”.
Petrit Ahmeti: Në dhjetor Enti Rregullator i Energjisë vendos për çmimin e ri të konsumit
Në fund të dhjetorit shqiptarët do ta mësojnë se sa lek më shumë do t’u kushtojë energjia elektrike. Kryetari i ERE Petrit Ahmeti, sqaroi për “Ora News” se kompanitë po sjellin raportet dhe në bazë të performancës së tyre do të vendoset edhe nëse do të ketë një ndryshim të çmimit apo jo. “Brenda dhjetorit duhet të merret vendimi përfundimtar në lidhje me çmimin e energjisë elektrike, për të gjithë kategoritë e konsumatorëve.
Zyrtarët e DAP-it në sitë. Drejtoresha Koçiu: Do skanojmë 9 mijë persona për kriteret
Për të verifikuar dosjet personale, do të kalojnë në sitën e Departamentit të Administratës Publike të gjithë personat që mbajnë statusin e nëpunësit civil. Detajet e këtij procesi ku priten të skanohen 9,000 nëpunës në përputhje me legjislacionin e ri për shërbimin civil, i ka dhënë në një intervistë për “Top-Channel” Albana Koçiu, drejtoresha e përgjithshme e Departamentit të Administratës publike. “Çdo nëpunës civil do të ketë dosjen e tij.
TK shpall veprat fituese të kalendarit artistik, mes tyre dhe Arben Kumbaro, vëllai i Ministres së Kulturës
Teatri Kombëtar bën me dije se në mbledhjen e fundit të këtij institucioni, Bordi Artistik miratoi repertorin e sezonit teatral 2014- 2015. Sipas zyrës së shtypit, nga dramaturgjia botërore janë përzgjedhur këto projekte:
“Liri në Bremen” nga Rainer Werner Fassbinder, me regji të Sesilia PLASARI
“Përndjekja dhe vrasja e Zhan Pol Maratit” nga Peter Weiss, me regji të Arben KUMBARO
“Tartufi” nga Molieri, me regji të Erion KAME
“E shtunë, e Dielë, e Hënë” nga Eduardo de Filippo, me regji të Hervin ÇULI