Vizita e Papa Françeskut në Shqipëri. Vatikani: Nuk ekzistojnë elemente rreziku

Kardinali Pietro Parolin, ka bërë një deklaratë para vizitës së së Atit të Shenjtë në Shqipëri. Duke iu referuar agjenisë italiane ANSA në deklaratën e sekretarit të Shtetit i Vatikanit kardinali Pietro Parolin thuhet: “Nuk jemi të shqetësuar për vizitën e papa Françeskut në Tiranë, gjithçka do të zhvillohet normalisht, pasi nuk na rezultojnë elementë rrezikshmërie”. Më tej ai ka theksuar: “Nuk ekzistojnë elemente rreziku”. Sipas tij, organizimi i vizitës do të bëhet pa ndryshim programi duke aplikuar normat standarte të sigurisë nëpërmjet kontakteve të vazhdueshme mes organeve të sigurisë të Vatikanit dhe Shqipërisë. ”Nuk do të ketë as kufizime të veçanta gjatë takimit të drejtpërdrejtë të papës me turmën, siç është në stilin e Atit të Shenjtë”, deklaroi Parolin.
L.V
Add new comment