TK shpall veprat fituese të kalendarit artistik, mes tyre dhe Arben Kumbaro, vëllai i Ministres së Kulturës

Postuar në 04 Shtator, 2014 09:31

Teatri Kombëtar bën me dije se në mbledhjen e fundit të këtij institucioni, Bordi Artistik miratoi repertorin e sezonit teatral 2014- 2015.  Sipas zyrës së shtypit, nga dramaturgjia botërore janë përzgjedhur këto projekte:

“Liri në Bremen” nga Rainer Werner Fassbinder, me regji të Sesilia PLASARI

“Përndjekja dhe vrasja e Zhan Pol Maratit” nga Peter Weiss, me regji të Arben KUMBARO

“Tartufi” nga Molieri, me regji të Erion KAME

 “E shtunë, e Dielë, e Hënë” nga Eduardo de Filippo, me regji të Hervin ÇULI

 

Nga “Netët e Leximit të Dramës Shqipe” bordi përzgjodhi si pjesë të repertorit 2014-2015 këto vepra:

“Gruaja në Dritare” nga Arte ARIFI

“Shtëpia pa Dritare” nga Saimir GONGO

“Njeriu Hibrid” nga Piro MANI

 

Vepra “Njeriu Hibrid” nga Piro Mani do të fillojë provat gjatë sezonit 2014-2015, por premierën do ta ketë në sezonin 2015-2016. Bordi aprovoi edhe produksionin privat me titull “VANJA dhe SONJA dhe MASHA dhe TË TJERË” nga Christopher Durang, me regji të Driada DERVISHI, si pjesë të kalendarit artistik 2014-2015.

 

L.V

Comments

Submitted by martin (not verified) on

<p>Gazetar : Nuk eshte Arben Kumbaro vellai i ministres se Kultures por Ministrja e Kultures eshte motra e Arben Kumbaros.</p>

Submitted by VFLP (not verified) on

<p>Nuk eshte me shume per tu gezuar qe bordi artistik eshte aaq i pavarur sa perzgjedh per repertor &nbsp;vete drejtorin e teatrit?</p><p>Bravo.&nbsp;</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.