Petrit Fusha: Prokuroria do çojë prapa hekurave të gjithë personat e përfshirë në vjedhje

Postuar në 05 Shtator, 2014 04:18

Prokuroria e Tiranës flet për herë të parë në lidhje me skandalin e vjedhjes së 713 milionë lekëve nga Thesari i Shtetit.  Drejtori i Prokurorisë së Tiranës Petrit Fusha, në një prononcim për mediat ka deklaruar se ngjarja po hetohet me intensitet, për të nxjerrë para drejtësisë të gjithë personat e përgjegjës. “Po hetohet me intensitet në të gjitha drejtimet, po shikohet me objektivitet të plotë për personat e përfshirë, gjithkush i përfshirë në këtë skandal do dalë para drejtësie. Prokuroria po punon për të çuar prapa hekurave të gjithë personat e përfshirë”, ka deklaruar Fusha.  Ai ka bërë të ditur  se hetimi për vjedhjen e Bankës së Shqipërisë do të përfundojë së shpejti. "Prokuroria është duke kërkuar bashkëpunëtorët e tjerë dhe destinacionin e parave që janë marrë nga Banka", tha ai. I pyetur  nëse do të thirret në Prokurori, Guvernatori i Bankës, Ardian Fullani, Fusha theksoi se “do të thirren të gjithë personat që kanë dijeni për ngjarjen”

L.V

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.