Zyrtarët e DAP-it në sitë. Drejtoresha Koçiu: Do skanojmë 9 mijë persona për kriteret

Postuar në 04 Shtator, 2014 11:42

Për të verifikuar dosjet personale, do të kalojnë në sitën e Departamentit të Administratës Publike të gjithë personat që mbajnë statusin e nëpunësit civil. Detajet e këtij procesi ku priten të skanohen 9,000 nëpunës në përputhje me legjislacionin e ri për shërbimin civil, i ka dhënë në një intervistë për “Top-Channel” Albana Koçiu, drejtoresha e përgjithshme e Departamentit të Administratës publike. “Çdo nëpunës civil do të ketë dosjen e tij. Për këtë qëllim, Departamenti i Administratës Publike aktualisht ka verifikuar 9000 punonjës, që tashmë janë pjesë e ligjit të ri të Shërbimit Civil. Prej tyre një pjesë kanë rezultuar që nuk plotësojnë kriteret e nevojshme për të qenë pjesë e Shërbimit Civil dhe Administratës Publike, ndaj dhe duhet të lirojnë vendet e punës. Kemi rreth 120 punonjës, të cilët nuk plotësojnë nivelin e duhur të arsimit të lartë, që do të thotë se janë me shkollë të mesme. Gjithashtu kemi rreth 170 punonjës që kanë lidhur marrëdhënie pas datës së hyrjes në fuqi të ligjit të Shërbimit Civil, që do të thotë pas datës 26 Shkurt. Në këtë kuptim marrëdhëniet e tyre janë jo të ligjshme, jo të rregullta, dhe nëse dëshirojnë të plotësojnë kriteret ftohen të aplikojnë në vendet e lira që DAP ka shpallur aktualisht dhe do të shpallë në vijim. Më tej kemi edhe 102 punonjës ekzistues, të cilëve do t’iu jepet një periudhë dyvjeçare, kohë e nevojshme për të plotësuar kriterin e nivelit master profesional apo master shkencor, që kërkon vendi i punës”, u shpreh drejtoresha e DAP, Albana Koçiu.

L.V

 

http://top-channel.tv/new/lajme/artikull.php?id=283712#.VAiUu8KSz5M

Comments

Submitted by Tr (not verified) on

<p>Lajme te mira per te teseruarit e LSI-se.</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.