Petrit Ahmeti: Në dhjetor Enti Rregullator i Energjisë vendos për çmimin e ri të konsumit

Postuar në 04 Shtator, 2014 11:50

Në fund të dhjetorit shqiptarët do ta mësojnë se sa lek më shumë do t’u kushtojë energjia elektrike. Kryetari i ERE Petrit Ahmeti, sqaroi për “Ora News” se kompanitë po sjellin raportet dhe në bazë të performancës së tyre do të vendoset edhe nëse do të ketë një ndryshim të çmimit apo jo. “Brenda dhjetorit duhet të merret vendimi përfundimtar në lidhje me çmimin e energjisë elektrike, për të gjithë kategoritë e konsumatorëve. Ne tani jemi në një proces aplikimi nga kompanitë, të cilat aplikojnë pranë Entit Rregullator për çmimet e energjisë elektrike bazuar në performancën e tyre, në bilancet e tyre dhe në kërkesën e tyre që kanë për të ardhurat, për shitjen apo blerjen e energjisë elektrike. Hapi i dytë është të realizohet një seancë publike dëgjimore, e cila do të realizohet me të gjitha palët e interesuara, ku ne marrim dhe përthithim procesin dhe nivelin e çmimeve të energjisë elektrike. Hapi i tretë është vendimi i cili do të merret brenda muajit dhjetor” – tha Ahmeti. Ndërkohë që po analizohen disa skenarë të ndryshimit të çmimit të energjisë, sipas Ahmetit shumë mundësi ka të vendoset heqja e fashës deri në 300 këh.

L.V

 

http://www.oranews.tv/ekonomi/rritja-e-cmimit-te-energjise-vendoset-ne-dhjetor/

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.