Al Kaeda shpall krijimin e një fronti të ri në Azinë Jugore

Postuar në 05 Shtator, 2014 02:55

Duke iu referuar agjensisë prestigjioze AFP, Agjencia Telegrafike Shqiptare bën të ditur se India është vendosur në gjendje alarmi pasi Al Kaeda shpalli krijimin e një degëzimi të ri të lëvizjes islamike radikale në nënkontinentin indian për të rifituar influencë. Në një moment kur organizata rivale Shteti Islamik (SHI) progreson në Siri dhe Irak, shefi i Al Kaedës, Ayman al Zawahiri, njoftoi në një video të shpërndarë në internet se kërkon të rikrijojë kalifatin e Birmanisë, në Bangladesh dhe në disa pjesë të Indisë, ku jeton një popullsi e konsiderueshme myslimane dhe e moderuar. “Ne e kemi marrë këtë çështje shumë seriozisht. Kërcënime të tilla nuk mund të injorohen”, deklaroi një burim nga shërbimet indiane të zbulimit. “Ne i kemi kërkuar të gjitha shteteve, në veçanti Gujarat-it, Madhya Pradesh-it, l’Uttar Pradesh-it dhe Bihar-it, që të jenë në gjendje alarmi”, vazhdon i njëjti burim.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.