Saimir Tahiri: Shqipëria vend i sigurtë, krimet ndaj personit janë ulur, po goditen grupet kriminale

Postuar në 05 Shtator, 2014 01:52

Ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, foli të enjten publikisht për çështjet më të diskutuara të sigurisë dhe rendit në Shqipërisë. Gjatë emisionit "Debati" në "Channel One", të gazetarit Roland Qafoku, Tahiri e cilësoi Shqipërinë një vend më të sigurt pas një viti qeverisjeje të PS-së. “Është absolutisht një vend më i sigurt. Shifrat flasin vetë, krimet kundër personit janë ulur. Goditjet kundër grupeve kriminale janë rritur. Lufta dhe rezultatet kundër drogës janë rritur në mënyrë spektakolare dhe besimi i qytetarëve te Policia e Shtetit është rritur”, tha Tahiri gjatë emisionit. Lidhur me vrasjen e bankierit të njohur, Artan Santo, Tahiri tha se është një ngjarje e vështirë për t'u hetuar, pasi mungon totalisht informacioni. “Hetimet janë të vështira në këtë rast. Nuk janë ndër çështjet më të lehta, përkundrazi. Po bëhet një punë e mirë lidhur me hetimet. Unë kam kërkuar edhe ndihmën e partnerëve ndërkombëtarë.” U shpreh ai/ Tahiri foli edhe për marrëdhëniet me kolegët e tij deputetë në Partinë Socialiste, duke thënë se pavarësisht takimeve me ta, ai do të vijojë luftën ndaj kriminalitetit. “Unë kam besimin e kolegëve për të zbatuar atë pjesë të programit që ka lidhje me rendin e sigurinë. Këto nuk janë arritje të Saimir Tahirit personalisht, por janë të maxhorancës. Jemi e njëjta gjë, jemi me të njëjtin vullnet dhe forcë për të luftuar krimin.”, tha ministri i Brendshëm. I pyetur nëse do të kandidojë për kreun e Bashkisë së Tiranës në zgjedhjet që vijnë, Tahiri e mohoi duke thënë se është i fokusuar në detyrën që kryen.

L.V

 

Intervistën e plotë mundta lexoni:

http://www.balkanëeb.com/kryesore/1/rrefehet-tahiri-santo-nuk-me-telefonoi-para-vrasjes-hetimet-e-veshtira-209407.html

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.