Lulzim Basha: Procesi "Fullani" të ketë transparencë maksimale, politika nuk duhet të influencohet

Postuar në 06 Shtator, 2014 05:15

Kryetari i opozitës, Lulzim Basha reagon pas arrestimit të guvernatorit të Bankës së Shqipërisë, Ardian. Ai tha se interesat e Shqipërisë kërkojnë që ky proces të ketë transparencë maksimale. “Politika nuk duhet të influencohet në këtë proces, as nuk duhet ta motivojë, por duhet ta ndjekë me përgjegjësi”, u shpreh Basha. Me tej ai tha: “Ky proces kërkon drejtësi të pandikuar dhe të pamotivuar nga frymëzimi oligark i dyshes Rama-Meta” Sipas tij procesi duhet të mbetet jashtë frymëzimit oligark për të kapur gjithë pushtetet dhe për të vënë nën kontroll politikën monetare.

L.V

Comments

Submitted by Stefan (not verified) on

<p>Me sa duket Basha nuk di se cflet. &quot;Politika nuk duhet te influencohet&quot;-thote kurse eshte krejt e kunderta, &quot;drejtesia nuk duhet te influencohet&quot;. Me krijohet dyshimi qe ai nuk di mire as shqipen kur ngateron trajten pesore te foljes me ate veprore.</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.