Programi i ri i BE-së për kulturën, nisin takimet informuese për projektet

Postuar në 09 Shtator, 2014 09:03

Në sallën “Tefta Tashko Koço” të MK-së, u zhvillua një takim informues e konsultues. Takimi vlente në kuadrin e marrëveshjes së nënshkruar mes Ministrisë së Kulturës dhe Bashkimit Europian në qershorin e këtij viti që lidhej me pjesëmarrjen e Republikës së Shqipërisë në programin e ri të BE-së për sektorin kulturor dhe krijues “Creative Europe, Europa Krijuese”. Kjo është pjesë e nënprogramit kulturor, lidhur me thirrjen për projekt- propozimet në fushën e Projekteve të Bashkëpunimit Evropian (European Cooperation Projects) me afat aplikimi datën 1 tetor 2014. Aplikuesit potenciale mund të jenë organizata publike, apo privatë me status juridik, që punojnë në fushën e kulturës dhe trashëgimisë kulturore dhe operojnë në tregun shqiptar prej të paktën dy vitesh, bëjnë me dije burime të ministrise, duke shtuar se Individët nuk mund të aplikojnë. Takim u realizua si një mundësi konsultimi dhe bashkëbisedimi me subjektet e interesuara shqiptare dhe ekspertin, i cili do të jetë i pranishëm gjatë eventit për të dhënë asistencën e duhur teknike në përgatitjen e projekt – propozimeve të suksesshme për këtë fushë si dhe prezantimin nga CED – Albania të projekteve të cilat janë duke u përgatitur nga organizata evropiane dhe kanë shprehur interesin për të pasur partnerë shqiptarë. Në këtë takim morën pjesë stafi i Creative Europe Desk-Albania, një strukturë e brendshme e Ministrisë së Kulturës, qe promovon dhe mbështet aplikuesit potencialë për prezantimin e mundësive të reja për të përfituar nga ky program; eksperte, si dhe përfaqësues të disa organizatave, të cilat kanë fituar në thirrjet e mëparshme të programit.

L.V

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.