Llalla në Bukuresht: Po hetojmë shumë zyrtarë të lartë për korrupsion

Mjaft zyrtarë të nivelit të lartë po hetohen për korrupsion dhe shpërdorim detyre, ka deklaruar Kryeprokurori Adriatik Llalla gjatë fjalës së tij në konferencën “Mbi korrupsionin e Shoqërinë” në Bukuresht. Llalla theksoi se Shqipëria ka bërë hapa të mëdhenj në drejtësi. Sipas tij mjaft zyrtarë të nivelit të lartë po hetohen për korrupsion dhe shpërdorim detyre. “Ligji ynë e konsideron korrupsionin krim të rëndë ndaj ai hetohet nga Prokuroria e Krimeve të Rënda. Është i nevojshëm shtimi i kapaciteteve njerëzore”- u shpreh Llalla, duke shtuar se lufta kundër korrupsionit është prioritet kombëtar. Përsa i përket krimit të organizuar ai tha se po bashkëpunohet ngushtë edhe me vendet e tjera.
a.k
Add new comment