Arrihet pakti, edhe VV e Albin Kurtit pjesë e bllokut LAN, drejt formimit qeveria e re

Postuar në 09 Shtator, 2014 04:27

Siç njoftojnë mediat e Prishtinës, Lidhja Demokratike, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nisma për Kosovën, kanë arritur një marrëveshje dje në mbrëmje me Lëvizjen Vetëvendosje për të formuar qeverinë. Sipas mediave në Kosovë, katër liderët kanë vendosur të formojnë qeverinë vetëm pak ditë para seancës konstituive të 12 shtatorit. Më herët  kryetari i Lidhjes Demokratike, Isa Mustafa tha se blloku i këtyre tri partive do të veprojë në përputhje me vendimin e gjykatës kushtetuese. Parlamenti i Kosovës pritet të mbldhet më 12 shtator  për të zgjedhur udhëheqjen e tij, që është kusht për ngritjen e institucioneve në bazë të zgjedhjeve parlamentare të mbajtura tre muaj më parë.

 

a.k

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.