Prishtinë, nervozohet diplomacia e huaj: Albin Kurti, drejtues i bisedimeve në Serbinë

Postuar në 09 Shtator, 2014 13:07

Ka shkaktuar nervozizëm të hapur fakti që aleanca Blloku ka pranuar që negociatat me Serbinë t’i udhëheqë Albin Kurti i Vetëvendosjes. Kuptohet, pakënaqësinë e kanë ambasadat perëndimore në Prishtinë, të cilat duket se do të dalin publikisht për ta kundërshtuar këtë. Madje, indirekt, qysh sot Ambasadorja e SHBA-së shfaqi pakënaqësinë e shtetit që përfaqëson me zhvillimet në këtë drejtim, njofton Express. Tashmë është zyrtare se Blloku LDK-AAK-Nisma kanë arritur marrëveshje për bashkëqeverisje, pas pothuajse dy muaj negociatash, me Lëvizjen Vetëvendosje. Duket se pika e dakordësisë është gjetur pikërisht në faktin që Albin Kurti të udhëheqë bisedimet e palës kosovare me Serbinë. Ndërkohë, ja çka thënë një diplomat i akredituar në Prishtinë: “Procesi i dialogut është jetik për Kosovën dhe nëse ky proces udhëhiqet nga kundërshtari më i madh i tij, Albin Kurti, dihet se nuk mund të mendohet se do të shënohet ndonjë rezultat në këtë proces. Për ne kjo është plotësisht e papranueshme. Nëse kjo marrëveshje nënshkruhet nga palët, atëherë ne do të dalim publikisht për ta kundërshtuar atë”.

a.k

Comments

Submitted by Mah (not verified) on

<p>Kjo eshte shkelje e rende e pavarsise se nje vendi gjithnje nese nuk e kane sajuar lajmin mediat proserbe ne prishtine.</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.