“Shqip” shkruan se është shtyrë marrja e këstit të tretë të huasë nga FMN-ja

Postuar në 11 Shtator, 2014 02:36

Gazeta “Shqip” është marrë sot me takimin mes qeverisë shqiptare dhe misiont të FMN-së, i cili u mbyll pa një përgjigje konkluduese. Dhe me këtë rast “Shqip” ka vënë re se më 15 shtator të këtij viti, FMN-ja do të duhet të lëvronte këstin e tretë të huasë për qeverinë shqiptare e cila arrin në 26 milionë euro. Kjo me sa duket nuk do të ndodhë pasi nëse i besojmë asaj që shkruan “Shqip”, “FMN-ja duhet të kishte bërë rishikimin e kritereve të performancës deri në fund të qershorit, mbi bazën e të cilit bordi i drejtorëve ekzekutivë të FMN-së në Uashington merr vendimin për të lëvruar këstin e radhës. Lënia përgjysmë e negociatave shtyn edhe pagesën e radhës të huas për qeverinë shqiptare”, shkruan “Shqip”.

s.z  

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.