Arkiv-Lajme

Sulmi ajror, viten 8 shqiptarë që luftonin për ISIS në Irak

Postuar në 13 Shtator, 2014 03:46

E përditshmja kosovare, “Zëri”, duke cituar burime te saj, shkruan se një ditë me parë janë vrarë tetë terorristë shqiptarë në Irak. Nga një sulm ajror në Irak janë vrarë 11 terorristë, 8 prej tyre janë shqipatarë. Sipas gazetës më së shumti janë nga Kosova, njëri nga Maqedonia dhe një nga Shqipëria.

Të vrarit kosovarë janë:

1. Ebu Sofjani

2. Ebu Samiri nga Mitrovica

3. Ebu Ubajde

4. Ebu Jusufi – Zeqir Qorraj

5. Abdurrahman – Liridon Sadiku

6. Ebu Sara – Sinan Muji

PORTRET/ Arben Shaka: Unë, “dado” për fëmijët në një telefilm me 10 seri

Postuar në 13 Shtator, 2014 03:13

Jam nostalgjik kur kujtoj fëmijërinë. Padyshim, ai është pjesë e kujtimeve. Dhe jo vetëm kaq... Brezi im dhe ca të tjerë para e pas meje janë rritur me humorin e tij. Sot, ai është sërish një “dado” fëmijësh. Mund të shprehë me gjeste e plastikë fytyre shumë më tepër se sa me fjalë të përbëra, togfjalësha a një monolog i tërë si në një monodramë antike. Arben Shaka, ky mjeshtër i pantonimës, për shumë vite i ka dhënë skenës shqiptare, ashtu si për shumë vite të tjerë i ka munguar asaj. Por tanimë është shfaqur sërish.

Rama: Në Shangai për të prezantuar Shqipërinë që po rilind

Postuar në 13 Shtator, 2014 02:51

Kryeministri Rama nëpërmjet rrjetit social “Facebook” ka bërë të njohura çaste nga takimet me sipërmarresit kinezë. “Në Shangai me sipërmarrje të mëdha kineze për të prezantuar Shqipërinë që po rilind, modelin tonë të ri ekonomik, qeverisjen partnere të biznesit dhe për t’u njohur me interesat, prioritetet si dhe kërkesat e tyre”, shkruan Kryeministri Rama.

Formulari A2, shpall fituesit më 16 shtator. Raundi i dytë në 20 shtator me formularin A3

Postuar në 13 Shtator, 2014 02:13

16 shtatori do të jetë data kur maturantët, të cilët kanë plotësuar formularin e preferencave, do të kenë mundësi të njihen me programin e studimit në të cilin janë shpallur fitues. Ministria e Arsimit njofton se “në bazë të udhëzimit Nr.30, në datën 16 shtator 2014, publikohet lista paraprake e kandidatëve fitues për në ciklin e parë të studimeve, viti akademik 2014-2015, që kanë plotësuar Formularin A2.” Pas përfundimit të kësaj faze, nis ajo e regjistrimit, e cila do të bëhet fillimisht online dhe më pas do të bëhet dorëzimi i dokumentacionit në sekretari.

Ballkan/ Cikloni “Talia”, priten reshje të rrëmbyeshme dhe erë deri në 100 km/h

Postuar në 13 Shtator, 2014 01:48

Cikloni “Talia”, do të vazhdojë me reshje të rrëmbyeshme dhe erë të fuqishme. Cikloni që gjatë këtyre ditëve përfshiu rajonin e Ballkanit, shkaktoi përmbytje në disa pjesë të Bosnje-Hercegovinës dhe Kroacisë dhe ndërprerje të energjisë elektrike në disa qytete të Malit të Zi. Vërshime ujërash janë regjistruar edhe në rajonin e Novi Gradit me rritje të nivelit të ujit në lumin Una. Për shkak të vërshimeve autoritetet ndërprenë mësimin në shkolla. Qendra malazeze për ballafaqimin me krizat njoftoi se gjatë motit të keq ka shpërthyer zjarr në transformatorin rajonal të Barit.

Vitali Klitschko kërkon ndihmën gjermane për të ndërtuar një mur ndarës në kurfirin Ukrainë-Rusi

Postuar në 12 Shtator, 2014 19:14

Vitali Klitschko, boksieri i njohur që aktualisht është kryetar bashkie i Kievit ka kërkuar ndihmën dhe përvojën gjermane për të ndërtuar një mur ndarës me Rusinë. Deklarata e dhënë gjatë nnjë fjalimi në Berlin, në një takim organizaur nga Fondacioni Adenauer është cilësuar si një gafë, ndonëse duket se ideja e një muri me Rusinë është një projekt qeveritar ukrainas. Nuk dihet sa seriozisht mund të merret kjo gjë në praktikë, por ka pak gjasa që Europa t’i lejojë vetes rindërtimin e një simboli që e pagoi jo pak.

Kalendari artistik/ Sezoni i ri i TKOB-it, në 4 muaj 52 shfaqje

Postuar në 12 Shtator, 2014 14:59

Rreth 52 shfaqje artistike do të jenë në repertorin e Teatrit Kombëtar të Operës dhe Baletit për këtë sezon. TKOB, ka publikuar së fundmi edhe kalendarin artistik të shfaqjeve të sezonit të ri artistik për muajt shtator-dhjetor 2014. Nga këto 52 shfaqe, 11 vijnë si pjesë e projektit “Edukimi përmes artit”, do të nxisin vëmendjen e publikut kryeqytetas dhe jo vetëm, për tu afruar drejt artit klasik shqiptar, atij botëror, si dhe folklorit tonë. Nuk do të mungojnë këtë sezon të ri artistik dhe mjaft surpriza, si dhe shfaqjet e trupës së TKOB-së brenda dhe jashtë vendit.

Këshilli i Lartë i Drejtësisë dërgon në Gjykatën Kushtetuese ligjin për KLD-në dhe Shkollën e Magjistraturës

Postuar në 12 Shtator, 2014 14:47

Dy ligjet e Kuvendit për drejtësinë, dhe saktësisht për organizimin e funksionimin e KLD dhe për Shkollën e Magjistraturës nuk pranohen nga Këshilli i Lartë i Drejtësisë pasi konsiderohen se cenojnë kompetencat e këtij institucioni. Për këtë arsye, KLD ka vendosur që t’i drejtohet Gjykatës Kushtetuese për rrëzimikn e tyre. "Këshilli i Lartë i Drejtësisë nën drejtimin e Zëvendëskryetarit z.

1 milion shqiptarë 15-64 vjeç, jo të punësuar

Postuar në 12 Shtator, 2014 14:46

Gjatë tremujorit të dytë të vitit 2014, sipas Anketës së Forcave të Punës të INSTAT-it, numri i të papunësuarve të moshës 15-64 vjeç është rreth 1 milion persona. Ndër këta, vetëm 216 mijë persona janë në kërkim aktiv për një vend pune, por nuk kanë gjetur dot punë (janë të papunë). Nga ana tjetër, 1 milion persona të kësaj grupmoshe janë të punësuar (përfshirë edhe fshatarët që merren me bujqësi/blegtori). Pra 1,216 milion është forca aktive në tregun e punës – e punësuar ose në kërkim aktiv të një pune – dhe 17.7% e saj është e papunë.

Rëndohet çështja “Fullani”, raporti i KLSH zbardh shkeljet e kryera për blerjen e ish-hotel Dajtit

Postuar në 12 Shtator, 2014 13:51

Në kohën kur prokuroria po e heton për ‘shpërdorim detyre’, lidhur me skandalin e vjedhjes së 713 milionë lekëve në Thesarin e Shtetit, me shumë gjasë në ditët në vijim, pozita e tij ligjore do të rëndohet. Njësia e Specializuar Task Force pranë Prokurorisë së Tiranës, ka nisur kryesisht prej ditësh një hetim, lidhur me procedurën e blerjes së ish-hotel Dajtit, si dhe marrjen me qira të disa ambienteve nga Banka e Shqipërisë.

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme