1 milion shqiptarë 15-64 vjeç, jo të punësuar

Postuar në 12 Shtator, 2014 14:46

Gjatë tremujorit të dytë të vitit 2014, sipas Anketës së Forcave të Punës të INSTAT-it, numri i të papunësuarve të moshës 15-64 vjeç është rreth 1 milion persona. Ndër këta, vetëm 216 mijë persona janë në kërkim aktiv për një vend pune, por nuk kanë gjetur dot punë (janë të papunë). Nga ana tjetër, 1 milion persona të kësaj grupmoshe janë të punësuar (përfshirë edhe fshatarët që merren me bujqësi/blegtori). Pra 1,216 milion është forca aktive në tregun e punës – e punësuar ose në kërkim aktiv të një pune – dhe 17.7% e saj është e papunë. Për të rinjtë e moshës 15-29 vjeç shkalla e papunësisë është 33.5 %.

E.Zaloshnja

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.