Rama: Në Shangai për të prezantuar Shqipërinë që po rilind

Kryeministri Rama nëpërmjet rrjetit social “Facebook” ka bërë të njohura çaste nga takimet me sipërmarresit kinezë. “Në Shangai me sipërmarrje të mëdha kineze për të prezantuar Shqipërinë që po rilind, modelin tonë të ri ekonomik, qeverisjen partnere të biznesit dhe për t’u njohur me interesat, prioritetet si dhe kërkesat e tyre”, shkruan Kryeministri Rama. Në projektet eshtë marrëveshja për financimin e punimeve për Rrugën e Arbrit, projekti madhor i portit të Shëngjini, si dhe nisma për t’i dhuruar qeverisë shqiptare një grand prej 10 milionë juanësh, që do të shkojnë për financimin e projektit të transformimit të sistemit të mësimdhënies përmes inovacionit. Kryeministri Edi Rama gjatë vizitës disaditore në Kinë ka pohuar se Kina shpreh angazhimin për të mbështetur Shqipërinë dhe rajonin në zhvillimin e projekteve në fushën e energjisë, infrastrukturës, arsimit dhe ekonomisë.
L.V
Add new comment