Formulari A2, shpall fituesit më 16 shtator. Raundi i dytë në 20 shtator me formularin A3

16 shtatori do të jetë data kur maturantët, të cilët kanë plotësuar formularin e preferencave, do të kenë mundësi të njihen me programin e studimit në të cilin janë shpallur fitues. Ministria e Arsimit njofton se “në bazë të udhëzimit Nr.30, në datën 16 shtator 2014, publikohet lista paraprake e kandidatëve fitues për në ciklin e parë të studimeve, viti akademik 2014-2015, që kanë plotësuar Formularin A2.” Pas përfundimit të kësaj faze, nis ajo e regjistrimit, e cila do të bëhet fillimisht online dhe më pas do të bëhet dorëzimi i dokumentacionit në sekretari. Por do të ketë dhe një raund tjetër për konkurrentë. Ky raund i dytë, që do të hapet pas datës 20 shtator, do t’u jap mundësi atyre të cilët mbeten jashtë në raundin e parë dhe atyre që nuk mund të kalojnë në një apo më shumë provimet e maturës shtetërore. Gara për një mundësi studimi do të zhvillohet vetëm në ato programe studimi të cilat kanë kuota të lira, të paplotësuara, ndërsa për t’u përfshirë në këtë proces kandidadët duhet të plotësojnë formularin A3.
L.V
Comments
kur del a3
<p>kur del a3 </p>
Add new comment