Kalendari artistik/ Sezoni i ri i TKOB-it, në 4 muaj 52 shfaqje

Rreth 52 shfaqje artistike do të jenë në repertorin e Teatrit Kombëtar të Operës dhe Baletit për këtë sezon. TKOB, ka publikuar së fundmi edhe kalendarin artistik të shfaqjeve të sezonit të ri artistik për muajt shtator-dhjetor 2014. Nga këto 52 shfaqe, 11 vijnë si pjesë e projektit “Edukimi përmes artit”, do të nxisin vëmendjen e publikut kryeqytetas dhe jo vetëm, për tu afruar drejt artit klasik shqiptar, atij botëror, si dhe folklorit tonë. Nuk do të mungojnë këtë sezon të ri artistik dhe mjaft surpriza, si dhe shfaqjet e trupës së TKOB-së brenda dhe jashtë vendit. Në kuadrin e vizitës së Papa Françeskut në Tiranë, TKOB në bashkëpunim me Ministrinë e Kulturës do të zhvillojë një tur në qytetet si Durrësi, Tirana dhe Shkodra, me pjesëmarrjen e korit, solistëve dhe orkestrës së TKOB.
L.V
Add new comment