Arkiv-Lajme
Serbët vendosin të integrohen në shtetin e ri, pajisen me dokumente të Kosovës
Meqë jetojnë në Kosovë kanë vendosur të integrohen. Kështu komenton gazeta “Exspress” kur i referohet faktit që rreth 9484 serbë deri në javën e parë të shtatorit të këtij viti janë pajisur me letërnjoftime të Republikës së Kosovës. Sipas “Exspress” kjo shifër është dyfish më e madhe se ajo e vitit të kaluar ku për të gjithë vitin me letërnjoftime të Kosovës ishin pajisur rreth 8480 serbë. Zyra për informim e Ministrisë së Punëve të Brendshme gazetës “Tribuna” i ka treguar edhe për numrin e pasaportave me të cilët janë pajisur minoriteti serb në Kosovë.
Pengut britanik i pritet koka. Publikohet videoja e ekzekutimit me titull: “Një mesazh për aleatët e Amerikës”
Sipas “Zërit të Amerikës”, grupi terrorist “Shteti Islamik” thotë se ka ekzekutuar punonjësin britanik të ndihmave David Haines. Grupi ka publikuar një video 2 minuta e gjysmë që tregon prerjen e kokës së David Haines. Video e ekzekutimit e titulluar, “Një mesazh për aleatët e Amerikës”, doli pak pasi familja e zotit Haines publikoi një lutje publike për rrëmbyesit e tij që t’i kontaktonin ata. 44 vjeçari Haines, baba i dy fëmijëve, u rrëmbye vitin e kaluar vetëm tre ditë pasi arriti në Siri për të punuar për një agjenci ndërkombëtare ndihmash.
Të hënën Fullani në apel, hetimet thellohen edhe në bankat e nivelit të dytë
Do të vazhdojë të qëndrojë në burg apo do të hetohet në gjendje të lirë. Flitet për ish-Guvernatorit të Bankës së Shqipërisë, Ardian Fullani. Kjo vendoset të hënën, më 15 shtator, do të përcaktojë fatin e. Por, ndërsa vëmendja e të gjithëve është përqendruar tek ish-guvernatori, hetimet e organit të akuzës vazhdojnë dhe pritet që të dalin në dritë detaje të reja për supervjedhjen e 713 milionë lekëve në arkën e Thesarit në Bankën e Shqipërisë.
15 shtator/ Viti i ri mësimor, Policia merr masa për sigurinë e nxënësve
Në 15 shtator nis viti i ri mësimor. Strukturat e Drejtorisë së Policisë së Qarkut Tiranë për këtë viti arsimor, kanë marrë masa të plota për organizimin dhe drejtimin e shërbimeve të policisë, krijimit dhe konsolidimit të një dimensioni të ri, në drejtim të marrëdhënieve, Polici–Shkollë-Komunitet. disa nga synimet janë: vendosja e rendit, qetësia publike, zhvillimi normal i procesit mësimor, në shkollat e të gjithë niveleve në qytet, Komuna dhe Bashkitë e Qarkut të Tiranës.
130 mijë dollarë për Urën e Goricës, së shpejti nis restaurimi
130 mijë dollarë për të nxjerrë në dritë vlerat e një vepre të papërsëritshme. Bëhet fjalë për Urën e Goricës në Berat. Në nismën e restaurimit të shumë veprave monumentale dhe historike bën pjesë edhe Ura e Goricës, e cila do të fillojë të restaurohet së shpejti. Fondi prej 130 mijë dollarësh, akorduar nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit, do të mundësojë konservimin e vlerave të papërsëritshme që mbart kjo urë. Ura e Goricës është një nga monumentet e kulturës dhe të arkitekturës së Beratit dhe njëkohësisht një nga simbolet e tij.
Londo: ‘Teatri Eksperimental’ një laborator i risive, në 11 Tetor shfaqja e parë
Teatri Kombëtar Eksperimental “Kujtim Spahivogli”. ka prezantuar funksionin dhe repertorin e tij. Drejtori Kiço Londo shprehet se thelbi i asaj çka publiku do të ndjekë do të jetë një laborator i risive. Madje nën petkun e emërtimit ‘Teatër Eksperimental’, do te këtë disa mini eksperimente. E thënë ndryshe brenda këtij institucioni do te funksionoje edhe ‘Teatri për Fëmijë’, per ‘Adoleshentë’, shkolla e Teatrit Eksperimental si dhe teatër për oratorinë.
Shembulli skocez nxit katalonjasit të kërkojnë pavarësinë
Precedenti skocez vë në lëvizje edhe Katalonjën. Kështu “Deutsche Ëelle” njofton se qindra mijëra vetë kanë dalë në rrugët e Barcelonës për të kërkuar zhvillimin e një referendumi për pavarësi, e cila nuk njihet si e drejtë nga politika spanjolle. “Referendumi është një e drejtë ligjore.
Dy papë që kanë vizituar Shqipërinë, Rrok Mirdita: "Të dyja të rëndësishme, por gjithësesi të ndryshme"
Vizita e Papa Franceskut në Shqipëri më 21 shtator, po pritet me mjaft interes nga opinioni publik, ndërsa klerikët dhe administrata po bëjnë përgatitje të shumta për mbarëvajtjen e ceremonive fetare. Imzot Rrok Mirdita, Arkipeshkëv i Tiranës dhe Durrësit në një intervistë për “Zërin e Amerikës”, thotë se Papa Francesku po e mbështet Shqipërinë në rrugën e zhvillimit, ndonëse e di mirë që varfëria e popullatës është e madhe. Një nga mesazhet e vizitës, sipas tij, është që pasuria shpirtërore e shqiptarëve në shekuj është më e rëndësishme se ajo materiale.
“Luani Shqiptar 2014”/ Presidenti Nishani ndjek stërvitjen e përbashkët shqiptaro-britanike
Me cilësinë e Komandantit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, Presidenti i Republikës, Bujar Nishani, vizitoi të shtunën Bazën Ushtarake Detare të “Kepit të Palit”. Në kuadër të “Ditës së Vizitorëve të Shquar”, ai ndoqi nga afër me stërvitjen e përbashkët “Luani Shqiptar 2014”. Gjatë kësaj veprimtarie ku morën pjesë edhe Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar Nicholas Cannon Obe, Kundër Admirali Bob Tarrant, i Marinës Mbretërore Britanike, Ministrja e Mbrojtjes Mimi Kodheli, Shefi i Shtabit të Përgjithshëm Gjeneral Major Jeronim Bazo, etj.
Raporti auditues i KLSH-së. Pagesat për Unazën e Re vënë nën "hetim" ish-kreun e Autoritetit Rrugor
Në një kronikë televizive përgatitur nga “Top Channel” thuhet se Andi Toma, ish-drejtori i përgjithshëm i Autoritetit Rrugor, është vënë sërish në telash me drejtësinë, gati pesë vjet pasi ai u kthye në një person nën hetim së bashku me ish-ministrin Lulzim Basha për dosjen “Durrës-Kukës”. Këtë radhë ish-drejtori shihet me dyshim nga Prokuroria pas një raporti auditues të Kontrollit të Lartë të Shtetit, në të cilin ai kallëzohet për shpërdorim detyre dhe tejkalim kompetencash për pagesat e firmosura për ndërtimin e unazës së re në kryeqytet.