Pengut britanik i pritet koka. Publikohet videoja e ekzekutimit me titull: “Një mesazh për aleatët e Amerikës”

Postuar në 14 Shtator, 2014 01:42

Sipas “Zërit të Amerikës”, grupi terrorist “Shteti Islamik” thotë se ka ekzekutuar punonjësin britanik të ndihmave David Haines. Grupi ka publikuar një video 2 minuta e gjysmë që tregon prerjen e kokës së David Haines. Video e ekzekutimit e titulluar, “Një mesazh për aleatët e Amerikës”, doli pak pasi familja e zotit Haines publikoi një lutje publike për rrëmbyesit e tij që t’i kontaktonin ata. 44 vjeçari Haines, baba i dy fëmijëve, u rrëmbye vitin e kaluar vetëm tre ditë pasi arriti në Siri për të punuar për një agjenci ndërkombëtare ndihmash. Në video ekzekutuesi i mbuluar fajëson kryeministrin britanik David Cameron për bashkimin e forcave me Shtetet e Bashkuara kundër Shtetit Islamik. Terroristi paralajmëron se vendimi do të tërheqë popullin britanik drejt një lufte tjetër të përgjashkshme dhe që nuk mund të fitohet. Dike iu referuar “Zërit të Amerikës” thuhet se: Kryeministri Cameron publikoi një mesazh në Tëitter vetëm pak momente pas daljes së videos, duke e quajtur vrasjen e David Hanes, një akt tërësisht të ligë. Ai shprehu ngushëllime për familjen e zotit Haines, për të cilët tha se kanë treguar guxim të jashtëzakonshëm. Zoti Cameron tha se qeveria e tij do të bënte çmos për të gjetur vrasësit dhe siguruar që ata të pëballen me drejtësinë, pavarësisht se ka kohë do të duhet.

 

L.V

 

http://www.zeriamerikes.com/content/article/2449092.html

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.