Serbët vendosin të integrohen në shtetin e ri, pajisen me dokumente të Kosovës

Postuar në 14 Shtator, 2014 01:54

​Meqë jetojnë në Kosovë kanë vendosur të integrohen. Kështu komenton gazeta “Exspress” kur i referohet faktit që rreth 9484 serbë deri në javën e parë të shtatorit të këtij viti janë pajisur me letërnjoftime të Republikës së Kosovës.  Sipas “Exspress” kjo shifër është dyfish më e madhe se ajo e vitit të kaluar ku për të gjithë vitin me letërnjoftime të Kosovës ishin pajisur rreth 8480 serbë. Zyra për informim e Ministrisë së Punëve të Brendshme gazetës “Tribuna” i ka treguar edhe për numrin e pasaportave me të cilët janë pajisur minoriteti serb në Kosovë. Për vitin 2014 deri në javën e parë të muajit shtator janë prodhuar rreth 900 pasaporta kosovare për minoritetin serb. Eksperti i sigurisë Naim Maloku shprehet se pajisja me dokumente identifikuese e minoriteteve serbe në Kosovë, është një tregues i mirë që këto minoritete janë integruar tërësisht në mekanizmat kosovarë. Sipas tij, tashmë me marrjen e pasaportës kosovare këto minoritete kanë pranuar shtetësinë e Kosovës.

 

L.V

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.