Raporti auditues i KLSH-së. Pagesat për Unazën e Re vënë nën "hetim" ish-kreun e Autoritetit Rrugor

Në një kronikë televizive përgatitur nga “Top Channel” thuhet se Andi Toma, ish-drejtori i përgjithshëm i Autoritetit Rrugor, është vënë sërish në telash me drejtësinë, gati pesë vjet pasi ai u kthye në një person nën hetim së bashku me ish-ministrin Lulzim Basha për dosjen “Durrës-Kukës”. Këtë radhë ish-drejtori shihet me dyshim nga Prokuroria pas një raporti auditues të Kontrollit të Lartë të Shtetit, në të cilin ai kallëzohet për shpërdorim detyre dhe tejkalim kompetencash për pagesat e firmosura për ndërtimin e unazës së re në kryeqytet. Burime jozyrtare thanë për “Top Channel” se kjo dosje po hetohet nga njësia task forcë e Prokurorisë së Tiranës. Jozyrtarisht thuhet se në dokumentacionin e depozituar nga KLSH rezulton se Andi Toma, pas tenderimit të këtij aksi dhe paraqitjes së projekteve nga disa firma, por edhe të bilancit të tyre, rezulton se firma e Tomës ka siguruar parapagimin e tyre në miliona lekë, në një kohë kur ende nuk kishin nisur investimet.
L.V
http://top-channel.tv/new/lajme/artikull.php?id=284170&k2#.VBRr5pSSz5M
Add new comment