“Luani Shqiptar 2014”/ Presidenti Nishani ndjek stërvitjen e përbashkët shqiptaro-britanike

Postuar në 13 Shtator, 2014 11:26

Me cilësinë e Komandantit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, Presidenti i Republikës, Bujar Nishani, vizitoi të shtunën Bazën Ushtarake Detare të “Kepit të Palit”. Në kuadër të “Ditës së Vizitorëve të Shquar”, ai ndoqi nga afër me stërvitjen e përbashkët “Luani Shqiptar 2014”. Gjatë kësaj veprimtarie ku morën pjesë edhe Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar Nicholas Cannon Obe, Kundër Admirali Bob Tarrant, i Marinës Mbretërore Britanike, Ministrja e Mbrojtjes Mimi Kodheli, Shefi i Shtabit të Përgjithshëm Gjeneral Major Jeronim Bazo, etj. të pranishmit u prezantuan me programin e stërvitjes së përbashkët shqiptaro-britanike. Presidenti Nishani ndoqi nga afër edhe një demonstrim konkret të manovrave me mjete amfibe, helikopter dhe avionë luftarakë si dhe disa veprime të përbashkëta shqiptare dhe britanike në ushtrime të sulmit detar, operacione kërkimi dhe asgjësimi në formën e një stërvitjeje luftarake.

 

L.V

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.