15 shtator/ Viti i ri mësimor, Policia merr masa për sigurinë e nxënësve

Në 15 shtator nis viti i ri mësimor. Strukturat e Drejtorisë së Policisë së Qarkut Tiranë për këtë viti arsimor, kanë marrë masa të plota për organizimin dhe drejtimin e shërbimeve të policisë, krijimit dhe konsolidimit të një dimensioni të ri, në drejtim të marrëdhënieve, Polici–Shkollë-Komunitet. disa nga synimet janë: vendosja e rendit, qetësia publike, zhvillimi normal i procesit mësimor, në shkollat e të gjithë niveleve në qytet, Komuna dhe Bashkitë e Qarkut të Tiranës. Një plan i posaçëm masash,është hartuar për të hënën e 15 shtatorit, ku janë ngarkuar me detyra specifike strukturat Kundër Krimit të Organizuar dhe Kundër Krimeve ndaj Personit, me qëllim ndjekjen në vazhdimësi të problemeve të kriminalitetit. Ndërkohë nga strukturat e Komisariatit Rajonal të Policisë Rrugore, do të synojnë rritjen e sigurisë rrugore, parandalimin e aksidenteve pranë shkollave dhe do të bashkëpunojnë me drejtuesit e shkollave, institucioneve arsimore dhe Organet e Qeverisjes Vendore, të cilët do të planëzojnë shërbime të policisë rrugore në afërsi të godinave të shkollave në sistemin parauniversitar.
L.V
Add new comment