Shembulli skocez nxit katalonjasit të kërkojnë pavarësinë

Precedenti skocez vë në lëvizje edhe Katalonjën. Kështu “Deutsche Ëelle” njofton se qindra mijëra vetë kanë dalë në rrugët e Barcelonës për të kërkuar zhvillimin e një referendumi për pavarësi, e cila nuk njihet si e drejtë nga politika spanjolle. “Referendumi është një e drejtë ligjore. Çështja qendron nëse qeveria spanjolle do të bëjë atë që ka kërcënuar, ndalimin e zhvillimit të tij...Nëse në një demokraci shumica thotë fjalën e saj dhe këtë e bën seriozisht, atëherë natyrisht që është e vështirë të mos marrësh në konsideratë mendimin e njerëzve”, thotë për “DË” eksperti Klaus-Jürgen Nagel. Sipas tij një po nga Skocia do t’i jepte kurajë lëvizjeve në Katalonjë, por pavarësia është një gjë shumë serioze dhe duhet që paraprakisht diskutimi publik të konsiderojë çështjet ekonomike, financiare, por edhe ato të raporteve me Europën.
http://www.dw.de/katalonjë-të-frymëzuar-nga-shembulli-skocez/a-17918772
s.z
Add new comment