Londo: ‘Teatri Eksperimental’ një laborator i risive, në 11 Tetor shfaqja e parë

Teatri Kombëtar Eksperimental “Kujtim Spahivogli”. ka prezantuar funksionin dhe repertorin e tij. Drejtori Kiço Londo shprehet se thelbi i asaj çka publiku do të ndjekë do të jetë një laborator i risive. Madje nën petkun e emërtimit ‘Teatër Eksperimental’, do te këtë disa mini eksperimente. E thënë ndryshe brenda këtij institucioni do te funksionoje edhe ‘Teatri për Fëmijë’, per ‘Adoleshentë’, shkolla e Teatrit Eksperimental si dhe teatër për oratorinë. Pa trupe fikse, por me kontrata deri ne 1 vjeçare dhe me një bord artistik që përbehet vetëm nga femra, duket se Kiço Londo pavarësisht repertorit të përcaktuar me vepra klasike si Shekspir apo Çehov thotë se asgjë s’do te jetë tradicionale. Shfaqja e pareë e Teatrit Eksperimental do të jete një vepër për fëmijë në 11 Tetor, e ndërkohe që në ndërtese vijojnë ndërhyrjet fizike, përfshi këtu edhe vënien në funksion te pishinës te cilën Londo pretendon t’ja ktheje qytetareve si një ambient me funksion publik. ‘Teatër Eksperimental’ prej disa kohësh ka ndryshuar tanimë emër, pasi ai quhej ndryshe dhe “Teatri i Komedisë”.
L.V
Add new comment