Ballkan/ Cikloni “Talia”, priten reshje të rrëmbyeshme dhe erë deri në 100 km/h

Cikloni “Talia”, do të vazhdojë me reshje të rrëmbyeshme dhe erë të fuqishme. Cikloni që gjatë këtyre ditëve përfshiu rajonin e Ballkanit, shkaktoi përmbytje në disa pjesë të Bosnje-Hercegovinës dhe Kroacisë dhe ndërprerje të energjisë elektrike në disa qytete të Malit të Zi. Vërshime ujërash janë regjistruar edhe në rajonin e Novi Gradit me rritje të nivelit të ujit në lumin Una. Për shkak të vërshimeve autoritetet ndërprenë mësimin në shkolla. Qendra malazeze për ballafaqimin me krizat njoftoi se gjatë motit të keq ka shpërthyer zjarr në transformatorin rajonal të Barit. Shumë qytete në Kroaci që dje janë përfshirë nga moti i keq, i cili më ashpër goditi rajonet e qyteteve Shibenik dhe Zarë. Në rajonin e Dalmacisë, Gorski Kotar dhe Likë janë paralajmëruar reshje të rrëmbyeshme dhe erë e fuqishme, e cila do të arrijë deri në 100 kilometra në orë.
Comments
Bari eshte Tivari shoke
<p>Bari eshte Tivari shoke nacionaliste te Respublikes.</p>
Add new comment