Gazeta Express: Papa nuk pranoi që Hashim Thaçi të jetë pjesë e takimeve në Tiranë

Postuar në 13 Shtator, 2014 06:08

Sipas gazetës “Express”, kryeministri në largim Hashim Thaçi ka kërkuar nga autoritetet e Shqipërisë që gjatë vizitës së Papa Françeskut në Tiranë, më 21 shtator, t’i mundësohet që të jetë pjesë e agjendës zyrtare të takimeve me prijësin katolik. Gazeta shkruan se Vatikani ka hedhur poshtë një mundësi të tillë. “Burime të gazetës ‘Express’ në Tiranë bëjnë të ditur se Vatikani ka hedhur poshtë mundësinë që edhe Hashim Thaçi të jetë pjesë e agjendës së takimeve zyrtare të Papa Françeskut me autoritetet në Tiranë. Thaçi ka kërkuar mbrëmë që të jetë pjesë e takimeve që Papa do bëjë në Tiranë. Zyrtarisht është kontaktuar Vatikani dhe nuk ka pranuar që ai të jetë pjesë” bëjnë të ditur burime të gazettes “Expres”. Po sipas gazetës:" Kryeministri Thaçi vitin e kaluar kishte marrë pjesë në ceremoninë e inaugurimit të Papës së ri, ndërkohë që zyra e tij kishte njoftuar se ai ishte pritur në audiencë private nga Papa Françesku".

 

L.V

 

http://www.gazetaexpress.com/lajme/eksluzive-papa-nuk-pranoi-qe-hashim-thaci-te-jete-pjese-e-takimeve-42373/

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.