Ambasadori Massimo Gaiani: Për Fullanin të presim vendimin e Gjykatës

Postuar në 13 Shtator, 2014 07:02

Nga qyteti i Shkodrës ku zhvilloi një takim me kryetarin e Bashkisë  së Shkodrës, ambasadori italian, Massimo Gaiani dha për herë të parë qëndrimin e tij në lidhje me arrestimin e ish-Guvernatorit Ardian Fullani. Ai deklaroi: “Të lëmë Gjykatën të bëjë punën e saj. Duhet të presim vendimin e Gjykatës për këtë çështje”. Gaiani dha mesazhin e tij të qartë se të gjithë duhet të presin vendimin e Gjykatës sa i takon arrestimit dhe vjedhjes nga Thesari i shtetit të 713 milionë lekëve. Duke marrë shkas nga krijimi i kësaj situate në BSH, ambasadori Gaiani shtoi se situata e tregjeve bankare duket normale. “Ne kemi ezauruar të gjitha ndërhyrjet tona për të realizuar bashkëpunimin mes palëve në Shqipëri. Ne kemi të njëjtin apel për rritjen e bashkëpunimin mes palëve”-tha ambasadori Gaiani. Paraditen e së shtunës ambasadori Italian merrte pjesë në një takim pune, me kryetarin e bashkisë Lorenc Luka dhe deputetin e Parlamentit Italian Fabio Porta.

 

L.V  

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.