Veliaj në Austri: Ja çfarë ofron Shqipëria për zhvillimin e turizmit të moshës së tretë

Postuar në 13 Shtator, 2014 08:52

Gjatë një vizitë në Vienë, Ministri i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, Erion Veliaj, pati një takim me Presidentin e Unionit të Pensionistëve të Austrisë, Karl Blecha. Veliaj dhe Blecha biseduan për mundësitë që ofron sot Shqipëria për zhvillimin e turizmit të moshës së tretë. Veliaj i paraqiti z. Blecha idetë e bashkëpunimit dhe mundësitë konkrete që ofron Shqipëria, sidomos pas mbylljes së sezonit turistik veror. Nga ana tjetër, biseda u fokusua edhe për gjetjen e mundësive të reja të bashkëpunimit dhe shkëmbime eksperiencash në fusha të ndryshme midis Austrisë dhe Shqipërisë. Presidenti i “Business Albania”, Luan Bregasi dhe Presidenti i Unionit të Pensionistëve të Austrisë, Blecha, firmosën një Memorandum Mirëkuptimi për të shtruar bazat për një bashkëpunim të mëtejshëm mes sektorit të hotelerisë në Shqipëri dhe unionit të pensionistëve të Austrisë, i cili ka në anëtarësi 400 mijë persona.

 

L.V

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.