Berisha: Dosja 'top secret' e BSH në duart e trafikantëve. Meksi: ish kryeministri frymëzohet nga filma me grabitës bankash

Ish-kryeministri Berisha denoncoi atë që ai e cilësoi si dosjen “Top Sekret” të Bankës së Shtetit, e që sipas tij ka rënë në duart e trafikantëve, vrasësve dhe hajdutëve të Parlamentit. “Sipas burimeve nga Parlamenti, pese ditë më parë është dorëzuar vjedhas, thuhet nga Ermelinda Meksi, dhe fotokopjuar në Parlament dosja me sekret e Bankës se Shtetit, e cila përmban të gjitha kodet, hyrjet dhe daljet sekrete te dhomave te kasafortave ku ruhen thesaret e gurëve, monedhave te çmuara, lingotat e floririt, kartemonedhat e vendit si dhe vendndodhja dhe inventari i plote i këtyre të fundit.”-citohet në mesazhin e Berishës. Denoncimi i Berishës u bë në rrjetin social, “Facebook” dhe po nëpërmjet këtij rrjeti social replikoi anëtarja e Bordit Mbikqyrës së bankës së Shqipërisë, Ermelinda Meksi. Sipas Meksit, Berisha ka një fantazi të sëmurë dhe bën deklarata me prapavijë politike. Sipas Meksit, Berisha do jetë frymëzuar nga Demi Moore tek filmi “Banka e Diamanteve’. “Nje fantazi e semure qe as vete nuk mund ta besoje per te dyten here brenda 24 oresh, me stilin e tij me prapavije te paster politike, Z.Berisha me sulmin e tij ndaj ndaj meje si anetare e KM,cenon rende pavaresine e institucionit me te rendesishem monetar te vendit Bankes se SHqiperise” - citohet në mesazhin e Ermelinda Meksit.
L.V
Add new comment