Kryeministri Jaceniuk: Qëllimi final i Putinit është eliminimi i Ukrainës

Duke i kërkuar SHBA-së dhe BE-së të jepin garanci për planin e paqes në Ukrainë, kryeministri ukrainas, Arseni Jaceniuk deklaroi të shtunën së: “Qëllimi final i Vladimir Putinit është jo vetëm Donetsku dhe Lugansku, por ai kërkon të marrë Ukrainën mbarë dhe ta eliminojë edhe si shtet i pavarur”. Deklarata e Jaceniukut u bë në një konferencë ndërkombëtare të përvitshme kushtuar strategjisë proevropiane të Ukrainës. “Ai nuk mund të pranojë idenë se Ukraina bën pjesë në familjen evropiane, ai kërkon të krijojë Bashkimin Sovjetik”, shtoi ai, ndërkohë që Kievi do të ratifikojë të martën marrëveshjen historike të asocimit me Bashkimin Evropian. Sipas tij, etapa e ardhshme do të jetë krijimi i një korridori që lidh kufirin rus me gadishullin ukrainas të Krimesë të aneksuar nga Rusia në muajin mars dhe duke kaluar në disa rajone në jug të Ukrainës. Ai nënvizoi se ishte e parakohshme të fliste për një zgjidhje tetë ditore pas hyrjes në fuqi të armëpushimit të konfirmuar nga Kievi dhe separatistët prorusë me pjesëmarrjen e Rusisë dhe Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE).
Add new comment