Studimi: Dixhitalizimi nuk po merr terren mbi tregun e librit, të rinjtë lexojnë më shumë se të vjetrit

Dixhitalizimi nuk po merr terren mbi tregun e librit. Një studim amerikan thotë se, 88% e personave nën moshën 30-vjeç lexojnë të paktën një libër në vit, numër më i madh ky krahasuar me ata mbi 30-vjeç, të cilët janë vetëm 79%. Më pak të ngjarë që te kenë lexuar 1 libër në vit janë grupmosha mbi 65-vjeç. Imazhi i të rinjve si lexues shkakton habi, pasi ata janë brezi që është rritur me frymën e dixhitalizimit. 62% e të rinjve amerikanë thonë se në libra gjen informacione shumë më te vlefshme, të cilat nuk i gjen në internet. Por duket se dixhitalizimi nuk po merr terren mbi tregun e librit të fëmijëve aq shumë sa të të rriturve. Adoleshentët preferojnë më shumë librat e shtypur se sa e-books, pasi mendojnë se kostoja e tyre duhet të jetë me i ulët, ose falas. Nëse ata do të blejnë një pajisje elektronike, ka më pak gjasa që ajo të jetë një e-book.
L.V
Add new comment