“Il Giornale” parasheh rrezik xhihadist gjatë vizitës së Papës Françesk në Tiranë

Postuar në 16 Shtator, 2014 11:49

Ka mjaftuar një fotomontazh në faqen e fb të një predikuesi boshnjak, i cili në fotografinë e Papa Françeskut kishte vënë shënimin qafir; si dhe fakti që “kalifi” i ISIS, El Baghdadi, e ka shpallur armik Vatikanin, që gazeta italiane ‘Il Giornale’ të trajtojë rrezikun potencial që mund t’i kanoset papës në Shqipëri. Gazeta i referohet Giuseppe Espositos, zëvendës president i Kopasir, komitetit që kontrollon shërbimin sekret në Itali, që thekson se ISIS ka e deklaruar qëllimin se do të sulmonte Romën. Kësisoj, ky i Papës do të jetë një udhëtim me rrezik sipas shërbimit inteligjent. Rreziku mund të vijë nga celula në Kosovë, Bosnje dhe Maqedoni prej nga janë nisur qindra xhihadiste për luftë të shenjtë në Siri dhe irak. Sipas ‘Il Giornale’, celulat xhihadiste do të jenë në gjendje të depërtojnë në Shqipëri ose të jenë të pranishëm në vendin e shqiponjave. Gjithsesi, zëdhënësi i Vatikanit, Federiko Lombardi, u shpreh se pavarësisht ngjarjeve shqetësuese të kohëve të fundit që kanë tronditur botën, nuk ka ndonjë kërcënim specifik ndaj 77 vjeçarit Papa Françesk për vizitën e tij zyrtare më 21 shtator.

a.k

Comments

Submitted by Tr (not verified) on

<p>E thene nga &quot;il giornale&quot; burim shume i sigurte ku vete drejtori i kesaj gazeta eshte denuar nga gjyakata disa here per nxitje te urrjtjes fetare...</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.