Papa Françesk sjell me vete si dhuratë, një kopje dixhitale të Mesharit të Buzukut

Postuar në 16 Shtator, 2014 14:46

Në ekspozitën me temë “Katolicizëm dhe Kulturë” të çelur në sallën “American Corner” të Bibliotekës Kombëtare në Tiranë, u prezantuan rreth 177 libra të fondit të Arkivës se Bibliotekës Kombëtare, nga autorë si At Zef Pllumbi, Ndre  Mjeda, Arshi Pipa, Martin Camaj, etj. I pranishëm ishte dhe kryeministri Rama që njoftoi se “ky është vendi i duhur për t’ju dhënë lajmin se i kemi kërkuar Papës një fotokopje të Meshari-t të Gjon Buzukut që ndodhet në Vatikan”. Është fjala për një

kopje dixhitale të Mesharit. “Uroj që kjo ekspozitë dhe kjo dhuratë e Papës, të jetë ogur i mirë në historinë e Bibliotekës Kombëtare”, tha Rama.

a.k

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.