Ministri i Brendshëm Tahiri ndërron shefin e kabinetit dhe dy këshilltarë, “për të rritur performancën”

Postuar në 16 Shtator, 2014 14:20

Ka ndryshuar tre nga bashkëpunëtorët më të afërt Ministri i Brendshëm Sajmir Tahiri. Me urdhër të tij ndryshohet shefi i kabinetit dhe dy këshilltarë. Kështu largohet shefi i kabinetit, Bashkim Shehu dhe këshilltarët Nikoll Rrica dhe Bajram Yzeiri. Sipas Ministrisë së Brendshme, largimet bëhen “me qëllim rritjen e performancës në Ministrinë e Brendshme”. Në vend të Shehut, Drejtoreshë kabineti emërohet Silda Anagnosti Cepe. Ajo në vitin 1998 është diplomuar si juriste në Fakultetin Juridik, Universiteti i Tiranës. Në vitin 2009 ka mbaruar masterin për Administrim Publik në Fakultetin Ekonomik dhe që nga viti 2000 ka punuar si Këshilltare Ligjor pranë OSBE-së.

a.k

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.