Rama në Komunën e Vaqarit: Transformimi, ndriçim pa shpenzuar energji

Thuajse të gjitha rrugët rurale në vend edhe pse e kanë sistemin e ndriçimit, janë në terr. Kjo për arsye se komunat nuk përballojnë dot faturën e energjisë ose vete banoret dëmtojnë e vjedhin kabllot. Por me aplikimin e një teknologjie të re synohet eliminimi i këtyre fenomeneve. Për herë të parë në komunën e Vaqarit në Tiranë, në rrugën “Prush-Gropaj” është instaluar teknologjia e fotovoltaikeve, ku ndriçimi është i pavarura nga sistemi energjetik. Kryeministri Edi Rama ka vlerësuar këtë projekt qe i jep zgjidhje problemit te ndriçimit ne akset rrugore. “Është shumë e rëndësishme për ne që të bëjmë një transformim të madh në pjesën e ndriçimit në rrugë. U bë qesharake. Gjithandej errësirë nëpër autostrada, gjithë ato investime”, tha Rama
L.V
Add new comment