Gjosha takon ambasadorin francez: Integrimi, prioritet kombëtar

Ministrja e Integrimit Evropian, Klajda Gjosha, priti në një takim kortezie ambasadorin e ri të Francës, Bernard Fitoussi. Ajo falënderoi ambasadorin për mbështetjen e dhënë nga Franca për marrjen e statusit të vendit kandidat,. Bashkëbiseduesit vlerësuan marrëdhëniet e shkëlqyera mes dy vendeve, duke theksuar se intensifikimi i kësaj fryme bashkëpunimi, sidomos në nivel teknik, do të ishte mjaft frytdhënës. Pasi e informoi për hapat që po merren nga qeveria për procesin e integrimit, Ministrja Gjosha nënvizoi se angazhimi është maksimal për vazhdimësinë e reformave. Sipas Ministres përmbushja e 5 prioriteteve të lëna nga Komisioni, është prioritet i punës së qeverisë. Ambasadori francez, theksoi se vendi i tij është i gatshëm të ofrojë ekspertizë në nivele teknike dhe theksoi se Shqipëria është një vend me mjaft energji dhe mundësi për tu zhvilluar.
L.V
Add new comment