PD denoncon një tjetër emërim “me difekte”: Kreu i PS-së Kavajë, me precedentë të fortë penalë

Partia Demokratike me gojën e deputetit Arben Ristani, ka vijuar denoncimet e saj për punësimet e mazhorancës. Ristani është ndalur tek kreu i transportit rrugor të Tiranës, që është njëkohësisht edhe kreu i PS-së në Kavajë, Gentian Daja. Sipas Ristanit, ky i fundit ka qenë i dënuar për drogë në Itali dhe Gjermani.
“Gentian Daja, që i keni besuar Partinë Socialiste të Kavajës dhe i keni dhënë Drejtorinë rajonale të Tiranës për shërbimin e transportit rrugor, është një person me precedentë të fortë penalë. Zoti Rama, a është krahu juaj i djathtë për Kavajën dhe transportin e Tiranës, person i dënuar në Kazerta të Italisë për trafik droge. Zoti Rama, është kryetari juaj për Kavajën, dhe shefi i transportit për Tiranën, person i dënuar në Franfurt të Gjermanisë për trafik droge”, ka denoncuar Ristani.
a.k
Add new comment