Putin rikthen Xherxhinskin

Postuar në 23 Shtator, 2014 08:58

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, ka dekretuar ndryshimin e emrit të një njësie policore elitë, duke i kthyer asaj emrin e dikurshëm. Dhe ky emër është “Feliks Xherxhinski”, të cilin njësia e ka mbajtur që nga viti 1926 deri më 1994, kur iu ndryshua. Lajmi bëhet i ditur nga “The Moscow Times”, e cila nënvizon rolin e Xherxhinskit, i cili si drejtuesi parë i policisë sekrete sovjetike, Çeka-sa, akuzohet për vrasje masive gjatë Luftës Civile. Ndërkohë në Moskë është rikthyer statuja e tij, pikërisht aty ku qëndronte edhe më parë, në sheshin “Lubjanka”. Ka një aspekt ironik në të gjithë këtë, sa kohë që ringritja e simboleve të së shkuarës sovjetike, po orkestrohet me një figurë si Xherxhinski, që ka origjinë polake.

http://www.themoscowtimes.com/news/article/putin-renames-police-unit-aft...

s.z

Comments

Submitted by Mushkonjat e Di... (not verified) on

<p>Putini kthen Xherxhinskin, kurse Edvini kthen Enverin. E njejta fantazëm vazhdon të sillet nëpër Evropë.</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.