Nëse duam të shmangim katastrofën, rritja e temperaturës globale duhet të jetë vetëm 2 gradë, thotë Figueres

Postuar në 23 Shtator, 2014 12:43

Shkenca e ka bërë të qartë se ka vetëm një rrugë për të shmangur përkeqësimin e pakontrollueshëm të klimës, me përmasa katastrofike: Kufizimin e rritjes së temperaturës globale vetëm me dy gradë, thotë në një intervistë për Dojçe Vele, e ngarkuara e OKB-së për Klimën, Kristiana Figueres. Në Nju Jork është duke u zhvilluar samiti për Klimën, i thirrur nga Ban Ki Mun, ku merr pjesë edhe një delegacion shqiptar. Sipas Figueres, “Ky samit, si edhe debatet në Peru në fund të vitit, apo në Francë vitin e ardhshëm do të japin mesazhin e qartë për qeveritë e botës dhe koncernet lidere - koha po ikën. Ende mund t'ia dalim, por për të shmangur ndikimet më katastrofike të klimës, duhet që deri në fund të vitit 2015 të arrijmë të kemi një marrëveshje globale për mbrojtjes e saj”.

 

Lexoni më shumë në linkun: http://www.dw.de/figueres-ndryshimi-i-klim%C3%ABs-sjell-konflikte-t%C3%AB-pakontrollueshme/a-17941050

a.k

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.