Prokuroria e përgjithshme vë nën hetim tre deputetë. Ndoka-Ndreu për incidentin Strazimiri, dhe Astrit Veliaj për ndërtim pa leje

Postuar në 23 Shtator, 2014 06:20

Tre deputetë janë vënë nën hetim nga Prokuroria e Përgjithshme. Njoftimi I organit të akuzës rendit emrat e deputetëve Astrit Veliaj, i Partisë Demokratike, Pjerin Ndreu dhe Arben Ndoka të Partisë Socialiste. Numri i zyrtarëve të vënë nën hetim mund të jetë më i madh, ndërsa aktualisht shefja e kabinetit të Prokurorisë së Përgjitshme po jep një konferencë për shtyp. Motivi i hetimit për Astrit Veliajn, mësohet se është ndërtimi pa leje, kurse për dy deputetet Ndreu dhe Ndoka është pikërisht incidenti fizik me deputetin Strazimiri që i ka vënë ata në "siten" e Prokurorisë, pas kallëzimit nga kreu i grupit parlamentar demokrat, Edi Paloka. Në mesditë kryeprokurori Llalla është parë të hyje në zyrën e Ministrit të Brendshëm.

a.k

Comments

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.