Arrest shtëpie për manjatin e teknologjisë Jevtushenkov. Kremlini drejt një “Jukos” të dytë

Postuar në 23 Shtator, 2014 09:08

Kishte kohë që të paktën zyrtarisht, Kremlini nuk po sulmonte oligarkët rusë pas rastit Jukos dhe manjatit Kodorkovski. Por miliarderi rus Vladimir Jevtushenkov është vendosur në arrest shtëpiak. Pas procedurës penale kundër themeluesit të koncernit “Systema” mendohet të jetë një i besuar i Putinit, thonë vëzhguesit. Ai i fitonte miliardat jo me lëndë të parë, por kryesisht në sektorin e teknologjisë së lartë. Ky fakt e dallon 65-vjeçarin Jevtushenkov nga oligarkët e tjerë rusë. Zemra e koncernit të përzier “Systema” është operatori i telefonisë mobile MTS, njëri nga tre liderët në tregun rus, vendit me sipërfaqen më të madhe në botë. Pjesë e koncernit janë edhe disa fabrika makinerish, një koncern spitalesh, një firmë mediatike dhe një ndërmarrje farmaceutike.

Por, pikërisht aksionet në një firmë të naftës mund t’i hapin probleme Jevtushenkovit, i njohur mirë në qarqet gjermane edhe për faktin e marrjes si këshilltar të ish-kreut të Telekomit Gjerman, Ron Sommer. Drejtësia ruse e akuzon miliarderin për veprime ilegale në lidhje me firmën ‘Bashneft’ në Republikën autonome, Bashkortostan. Më 16 shtator industrialisti u vendos në arrest shtëpiak, i dyshuar për larje parash. Jevtushenkovi duhet të mbajë tani një prangë elektronike. Dyshohet se pas kësaj goditjeje fshihet njeriu i besuar i Putinit, Igor Setçin.

a.k

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.