I vendosin eksploziv poshtë sediljes së makinës, policia rrethon zonën

Postuar në 23 Shtator, 2014 10:11

E gjen makinën të hapur dhe konstaton një sasi eksplozivi poshtë sedijes. Një telefonatë alarmuese ka vënë në lëvizje policinë e Tiranës pasditen e së martës. Fatjon Vrapi njoftoi uniformat blu pasi kishte gjetur të hapur makinën e tij tip “Alfa Romeo” dhe ajo që kishte shtuar dyshimet e tij ishte një pako në sediljen e pasme. Ngjarja ndodhi në Tiranë, në afërsi të “21 dhjetorit” në rrugën “Ylbere Bykykbashi”. Në vendngjarje mbërritën forca të shumta policie të cilat rrethuan zonën, dhe në vendngjarje u zbulua se pakoja e dyshimtë kishte 50 gram eksploziv. Vrapi sapo ishte kthyer nga Italia, dhe siç njofton News 24, prej pak muajsh ishte divorcuar prej së shoqes, nga e cila kishte marrë edhe kërcënime.

a.k

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.