Fatmir Xhafaj: Komision hetimor në Kuvend për Çefën dhe Lelçajn

Ndërkohë që nënkryetari i KLD-së Elvis Çefa dhe anëtari Lulzim Lelçaj janë paraqitur 30 minuta me vonesë, Komisioni i Ligjeve u mblodh sot pasdite, në orën 17:00, për të shqyrtuar kërkesën e 30 deputetëve të maxhorancës për shkarkimin e tyre, me argumentin se kanë shkelur rëndë ligjin. Kryetari i Komisionit të Ligjeve, Fatmir Xhafaj deklaroi në nisje se ky komision ka funksion procedural dhe jo hetimor, prandaj u propozua ngritja e një komisioni hetimor për ngjarjen në fjalë, kërkesë kjo që do i kalojë Kuvendit. Sipas Xhafajt, vendimin për ngritjen e një komisioni hetimor, për të hetuar dy anëtarët e KLD-së, pritet ta marrë Kuvendi, i cili do të vendosë në seancë plenare.
a.k
Add new comment