Ndarja e re Rusi–SHBA, në Moskë flitet për fundin e ekonomisë së dollarit dhe për synimin e SHBA-së për deindustrializimin e Europës

Postuar në 25 Shtator, 2014 08:04

Duket se lufta mes Rusisë dhe SHBA-së po arrin në kuotat e Luftës së Ftohtë. Kësaj radhe është ekonomia fokusi. Dhe nga Rusia vijnë vlerësime dhe informacione që mund të tingëllojnë atipike për t’u përcjellë në Europë. Kështu “Ria Novosti” shkruan për një konferencë të zhvilluar së fundmi në International Information Agency Rossiya Segodny, në të cilën një ekonomist, Mikhail Khazin, i njohur për teorinë e tij të fundit të perandorisë së dollarit, ka deklaruar se ekonomia ruse nuk ka çfarë të përfitojë më, nga një model ekonomik bazuar mbi dollarin. “Nuk ka më asgjë çfarë të përfitojmë nga modeli i dollarit”, tha Khazin, ndërkohë që vetë “Ria Novosti” tërheq vëmendjen se ky diskutim po bëhet në një kohë kur Rusia vetë po ndjen efektet nga sanksionet e Perëndimit. Mirëpo Khazin ka dalë edhe me një teori tjetër, pasi sipas tij në raportet mes BE-së dhe SHBA-së ka një luftë të madhe ekonomike. “Ne po shohim një luftë ekonomike mes SHBA-së dhe BE-së. Amerikanët synojnë deindustrializimin e Europës”, thotë Khazin.

http://en.ria.ru/analysis/20140924/193232688/Nothing-Left-to-Gain-for-Ru...

s.z 

Comments

Submitted by Dardan (not verified) on

<p>se ku e kam degjuar kete termin &quot;deindustrializim&quot;.... Mos na e bene edhe neve ne 90 ai Ramizalia, Saloqi, Gramozpashuku dhe Rajersonii bre/??</p>

Submitted by shume larg (not verified) on

<p>Futja kot, dmth do heqim dollarin dhe do vejme rublen......... kesaj i thone enderrojme me sy hapur</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.