Ish-kryeministri Berisha: “Ka nisur skenari “Papandreu” për ekonominë shqiptare”

Ish-kryeministri i vendit, Sali Berisha, ka komunikuar sot në “Facebook” nisjen e skenarit “Papandreu” për Shqipërinë. Kjo ditën që në Parlament diskutohet rishikimi i buxhetit. “Skenari “Papandreu” për ekoniminë shqiptare ka filluar. Pas rënies në 1% të rritjes nominale, dëshmi e futjes së ekonomise në reçension, dje FMN njoftoi se qeveria ka rritur rritur në 72% borxhin publik, nuk bën investimet dhe nuk po mbledh taksat, ndaj duhen rritur me tej taksat dhe çmimi i energjisë. Ky është fillimi i sigurtë i skenarit grek për ekonominë shqiptare që e paralajmëruam se nisi me dekretin e gropës dhe buxhetin e gropës. Kjo do të thotë rritje me shpejtësi të papunësisë, varfërisë dhe mjerimit në Shqipëri”, shkruan ndër të tjera Berisha që tërheq vëmendjen edhe te rrjedhja e skreteve të Bankës Qendrore siç edhe ai kishte paralajmëruar.
s.z
Comments
Si nuk ke turp, e çove vendin
<p>Si nuk ke turp, e çove vendin ne gremine ne çdo aspekt dhe ndjell vetem te keqia. Keto i the edhe para 1 viti dhe nuk te dolen. Burri nuk thote dy here te njejten gje, se tregon legenllek. Ti i do te keqen Shqiperise se per kete ke punuar dhe punon akoma, por nuk do te plotesohet deshira. Kryministri Rama po punon mire ne çdo drejtim si edhe ne pritjen e Papes, ku ti ishe asgjekundi. Prit se do shikojme kush qesh (ne) e kush qan (ti) mbas pak vitesh.</p>
Ky nuk di se c'thote Greqia
<p>Ky nuk di se c'thote Greqia sot ka dale nga recensioni ky "ala te ura". </p>
O i cmendur, shqiptare nuk
<p>O i cmendur, shqiptare nuk kane pse te urrejne greket vetem se ti nuk do qe te kete mardhenie te mira mes shqiptareve te jugut dhe grekeve. Hodhe helmin tend dhe shijove frutet e sherrit, por ke bere nje dem te paimagjinueshem vetem per te plotesuar tekat e tua elektorale. Je nje i pafytyre, nuk ke piken e burrerrise dhe te fisnikerise. E cove kete vend te greminen nacionaliste dhe ke bere qe shqiptaret qe kane shekuj qe jetojne ne Greqi te fshehin identitetin e tyre, pikerisht per faj te stragegjise tende percarese. Je nje monster qe ke shkaterruar ceshtjen shqiptare. Zoti te pafte.</p>
Add new comment