Në nderim të Rumiut/“Dervishët Fluturues” performojnë në Vatikan

Një grup sufijsh të drejtimit Mevlevi kanë zhvilluar një ceremoni të pazakontë në Vatikan, në Palazzo della Cancelleria në datën 24 shtator. Ceremonia u organizua nga Fondacioni Ndërkombëtar Mevlana dhe Ministria turke e Kulturës dhe Turizmit dhe asistua edhe nga kardinali Leonardo Sandri, prefekti i Kongregacionit për Kishat Orientale në Kurinë Romane. Ceremonia u zhvillua si shenjë nderimi dhe përkujtimi ndaj filozofit dhe poetit të madh pers Rumiu, pasuesit e të cilit themeluan Urdhrin Mevlevi në shekullin XIII. Dervishët Fluturues kanë performuar në Vatikan, në një ceremoni që pagëzon frymën e dialogut ndërfetar dhe që zhvillohet për herë të tretë në histori.
http://www.hurriyetdailynews.com/vatican-palace-hosts-ceremony-by-rumi-f...
s.z

Add new comment